Kur salavati mbi Pejgamberin kthehet si shpërblim

Janar 15, 2012 Lini një koment

Dijetari i njohur, Sufjan Theuri, na tregon: “Gjersa bëja tavaf rreth Qabesë, vërejta një njeri, i cili, për çdo hap që bënte, i çonte salavat Muhammedit a.s. Iu afrova dhe e pyeta: – O njeri, ti po i dërgon vetëm salavat Muhammedit a.s., ndërkohë që ke lënë tesbihun, tekbirin dhe tehlilin (fjalët: subhanallah, allahu ekber dhe la ilahe il-lall-llah.) Me siguri për këtë ke ndonjë arsye të vlefshme? Read more…

Si e përjetonte Profeti s.a.v.s namazin

Janar 15, 2012 Lini një koment

Sa herë që hynte koha për t’u falur, profeti s.a.v.s. i thoshte Bilalit: “Na i qetëso zemrat o Bilal!”

Qetësia dhe rehatllëku  vërtetë për Profetin s.a.v.s. ishte në namaz. Ndërkohë që ka njerëz të cilët e kërkojnë qetësinë dhe rehatllëkun në gjithçka tjetër përveç namazit. Read more…

Duaja e Kunutit dhe sa duhet të ndikojë ajo tek besimtari

Janar 14, 2012 Lini një koment

“Një ditë një dijetar në Indi kishte dhimbje të forta nga një dhëmb në gojë. Meqenëse aty ku banonte ai nuk kishte dentist, ai u detyrua të nisej për në një vend tjetër që të mjekonte dhëmbin. Kur arriti atje filloi të priste dentistin i cili po vonohej. Më në fund dentisti vjen dhe pa filluar punë akoma bënë disa lëvizje duke adhuruar dikë tjetër përveç Allahut. Kur dijetari e pa këtë gjë i tha nxënësit të tij të ngriheshin dhe të largoheshin. Read more…

Shoku i vërtetë

Janar 14, 2012 Lini një koment

Na ishin një herë nja dy shokë. Njëri ishte i ngathët, i drejtë dhe i qetë, kurse tjetri shumë i shkathtë, i zgjuar dhe i lëvizshëm. Një ditë ky i shkathëti shkon te shoku i vet dhe i thotë se ka probleme në punë dhe lyp prej tij para. Shoku i sinqertë nuk ia prish dëshirën dhe pa një pa dy ia jep të gjitha paratë që kishte. Ky i merr paratë dhe e rregullon situatën e vet. Pas një kohe, i shkathëti vjen sërish te shoku i vet dhe i thotë që të hiqte dorë nga vajza me të cilën ai ishte i fejuar dhe priste martesën, duke i thënë se ky e donte shumë këtë vajzë, pra të fejuarën e shokut të vet. Shoku u habit tej mase. Nuk dinte çfarë t’i thoshte. Mirëpo, midis tyre ekzistonte një dashuri aq e madhe dhe e fuqishme, saqë nuk mund t’i thoshte shokut “Jo”. Si pasojë ky heq dorë nga e fejuara. Read more…

Sherbeti i Mjaltit.

Dhjetor 19, 2011 Lini një koment

Një herë një mysliman nga Medineja fton Omerin r.a për iftar në shtëipnë e tij. Në fillim të iftarit myslimani i sjell Omerit r.a një gotë më lëng. Omeri r.a e pyet: “ çfarë është ky lëng?” Myslimani i thotë është sherbet mjalti i nderuar Omer!. Omeri r.a e refuzon atë dhe thotë: “ Në një kohë që banorët e vendit ku unë drejtoj nuk gjejnë dot ujë pusi për të pirë unë nuk mund të pi sherbet prej mjalti.

Kategori: Pjese nga Historia

‘Ç’është më e rëndësishme, urdhri i mbretit apo perla?’

Shtator 26, 2011 Lini një koment

Meulana Xhelaludin Rumi (Allahu e mëshiroftë), në Mesnevinë e tij, përmend një tregim të Sulltan Mahmudit. Një ditë Sulltani vendosi t’i provojë ministrat e tij dhe i urdhëroi ata që ta thërrmojnë perlën më të çmuar të thesarit të shtetit. Një nga një, secili prej 65 ministrave refuzuan, duke thënë se perla është shumë e çmueshme për t’u shkatërruar. Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Ja pse u destabilizua shteti islam në kohën e Hazreti Aliut*

Shtator 20, 2011 Lini një koment

Njëherë një njeri iu afrua halifit të katërt islam, Hazreti Aliut r.a. dhe e provokoi me pyetjen që i parashtroi. Ai i tha: “O Ali, ç’është puna jote, derisa Ebu Bekri r.a. udhëhoqi shtetin, shteti ishte stabil, pastaj ngjashëm ishte edhe në kohën e Omerit r.a., e më i qetë ishte edhe në kohën e Othmanit r.a., e kur erdhët ju u çrregullua stabiliteti i shtetit?”

Aliu r.a. i qetë dhe i mprehtë, si çdo herë, iu përgjigj: Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Ebu Xhehli, ja si ra në gropën që e bëri vetë

Shtator 20, 2011 Lini një koment

Një ditë Ebu Xhehli i përgatiti një kurth Pergamberit a.s. Hapi një gropë përpara shtëpisë së vet dhe e thërriti Pejgamberin për vizitë në shtëpinë e tij. Kur Pejgamberi a.s. po shkonte drejtë shtëpisë së Ebu Xhehlit vjen Xhebraili a.s., dhe i tregon për gropën.

Kur e mori vesht këtë gjë Pejgamberi u kthye në shtëpinë e tij. Ebu Xhehli kur e pa se ai po kthehej mbrapsht, u nis ti shkonte nga pas për ta pyetur për arsyen, por e harroi gropën që kishte hapur dhe ra në gropën që hapi vetë. Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Unë dua të bëhem Kalif, po ti?

Gusht 19, 2011 Lini një koment
Ngjarja të cilën do u tregojmë në rreshtat në vazhdim, ka ndodhur në Andaluzi, gjatë dinastisë omejade.

Ajo flet për tre të rinj, të cilët punonin si hamallë. Secili prej tyre kishte një gomar, me të cilin transportonin mallrat e udhëtarëve nga porti në destinacionin e tyre. Një natë, pas një pune të lodhshme, tre të rinjtë ishin shtrirë për të pushuar, pasi kishin ngrënë darkë. Njëri prej tyre, Muhamed ibnu Ebi Amir, u thotë shokëve të tij:”Në të ardhmen, dua të bëhem kalif i myslimanëve. Prandaj, më kërkoni çfarë të doni që tani.” Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Pa më thuaj, ç’je ti myshk apo amber?

Shkurt 14, 2011 1 koment

Gjeniu i letrave, Sadiu, në Gjylistanin e tij, tregon:
“Një ditë, në hamam, njëri nga miqtë më dha një copë argjilë aromatike për t’u pastruar. Nga copa e argjilës përhapej një aromë parfumore. E pyeta argjilën: ”Moj e bukur! U deha me aromën tënde të mirë! Pa më thuaj, ç’je ti myshk apo amber?” Read more…

Kategori: Pjese nga Historia
Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.