Kërko kënaqësinë e vërtetë!
Një ndër tab’inët më të njohur, Hasan El-Basriu ka thënë:“Kërkoni kënaqësinë në tri gjëra: Me faljen e namazit, me leximin e Kur’anit dhe me të përkujtuarit e Allahut, nëse e gjeni – mirë, e nëse nuk e gjeni, dijeni se dyert u janë mbyllur!”
Mesazhi
Përkujtimi i Allahut ndriçon zemrën. Kur njeriu e kujton Zotin e vetë me zemër, ai e shtyn edhe gjuhën ta përkujtojë, e kush e përmend Atë dhe harron gjithçka tjetër, Allahu e ruan nga çdo gjë dhe ia plotëson nevojat. Me të përkujtuarit e Allahut tretet shurdhësia e veshëve, ngatërrimi i gjuhës dhe mjegulla para syve. Nëse dëshiron që të hapen dyert mes teje dhe Zotit, përkujtoje Atë me Namaz, lexim të Kur’anit dhe duke përmendur emrin e Tij
Kategori: Tregime te ndryshme
shum shum e vertet ALLAHU na meshiroft