Hyrje > Pjese nga Historia > Ngjarje e vërtet, por e hidhur…

Ngjarje e vërtet, por e hidhur…


Kjo është një vajzë në studimet universitare – fakulteti i shkencave shoqërore – departamenti i Psikologjisë. Ajo ka tri motra, njëra prej tyre është në shkollë të mesme dhe dy të tjerat në fillore. I ati i saj punonte në një dyqan ushqimor dhe përpiqej të iu siguronte atyre jetesën. Ishte vajzë e zellshme në studimet e saj,e njohur për sjellje të mirë dhe etikë të duhur profesionale. Te gjitha koleget e donin pa mase,ato donin të afroheshin me të për shkak të epërsisë së veçantë qe kishte.

Ajo rrëfen:”Një ditë dola nga porta e universitetit,dhe u gjenda përballë një djali të ri,me një pamje të pastër. Me shikonte sikur më njihte. Nuk i kushtova atij asnjë vëmendje. Ecte pas meje dhe më pëshpëriste me fjalë të tilla si :
- Oj bukuroshe…Unë dua të martohem me ty…Unë jam duke të përcjellë prej kohësh dhe e njoh moralin dhe edukatën e mire qe ke.
- Shpejtova në ecje,duke iu dhënë këmbëve të mia. Djersitja ma kaploi ballin. Unë nuk kam rënë në një situatë të tillë kurrë më parë. Arrita në shtëpi e rraskapitur,e hutuar duke menduar ne këtë teme,saqë nuk fjeta atë natë nga frika,paniku dhe ankthi.
Një ditë më pas,derisa po largohesha nga universitet,e gjeta duke pritur para derës. Ai me shikonte dhe buzëqeshte. Këto skena dhe ecja e tije pas meje përsëritej çdo ditë .Kjo përfundoi me një letër të vogël,të cilën e hodhi tek derë e shtëpisë sime. Hezitova ta marr, megjithatë e mora,e duart më dridheshin. E hapa,e lexova. Ajo ishte e mbushura me shprehje dashurie dhe pasion. Ai,njëherazi,kërkonte edhe falje për atë që ngjante dhe po ashtu, edhe për ngacmimet ndaj meje. Grisa letrën dhe e hodha. Pas disa orë cingëroi telefoni. E kapa atë, ishte ai,me kërkonte mua duke më thënë fjalë të këndshme,dhe se a e kam lexuar letrën apo jo?
- Unë i thashë: Nëse, nuk më le të qetë, do ti them familjes time dhe vaj halli për ty…! Pas një ore, me telefonoi prapë,duke më joshur se është i ndershëm dhe se ai do të qetësohet,ngase qëllim ka martesën. Se është i pasur dhe se do të ma ndërtojë një pallat. Ëndrrat e mia që të gjitha do të mi realizoj,dhe se është i vetmi i mbetur gjallë nga familja e tij…dhe…dhe…dhe…
Zemra ime filloi të rrah për te. Fillova të flas me të. Pritja në çdo kohe dhe çdo momente telefonatat nga ai.
E kërkoja pas daljes sime nga fakulteti,por pa sukses. Një dite dola dhe rastësisht e takova ,u gëzova teje mase. Filluam të dalim me të në makinën e tij,shëtitnim nëpër qytet. Në vete ndjehesha e pafuqishme,e pa aftë për të menduar, me dukej sikur më kishte marr nga trupi im logjikën e shëndoshë.
- Unë i besoja në atë që thoshte ai, sidomos kur më thoshte:“Ti do të jesh gruaja ime e vetme,dhe ne do të jetojmë nën një çati,duke shijuar jetën në lumturi dhe kënaqësi..”.
Unë i besoja edhe kur më thoshte:”Ti je princesha ime”. Çdo herë që dëgjoja këto fjalë,fluturoja në imagjinatën pa kufij. Një ditë prej ditësh,e ajo ditë ishte një ditë e zezë…shkatërroi dhe rrënoi të ardhmen time. Si zakonisht, dola bashkë me të, dhe ai me çoi në një apartament të mobiluar,hyra dhe u ulem së bashku,duke harruar thënien e Mahamedit (paqja e All-llahut qoftë mbi të):” Mos te veçohet ndonjëri prej jush me ndonjë grua (që nuk e ka gjë) sepse djalli (shejtani) është i treti i tyre “
Por, djalli e pushtoi zemra time dhe ajo u mbushu me fjalët e këtij të riu. U ula ta shikoj atë, dhe ai me shikonte mua. Pastaj, na kaploi epshi dhe kështu na përfshiu dënimi i ferrit…Unë nuk e di, por unë jam pre e këtij njeriu,që më ka humbur gjënë më të shtrenjtë që unë kam…U ngrita si e çmendur…dhe iu drejtova atij duke i thënë:
- Çka më keni bërë ?
- Mos kini frikë, ju jeni gruaja ime.
- Si mund të jem gruaja juaj ,derisa nuk jemi të kurorëzuar ?!
- Unë do të kurorëzoj së shpejti.
- Shkova në shtëpinë time duke u dridhur,nuk me mbanin dot këmbët e mia,një zjarr kaploi trupin tim… O Zot!!! E jam çmendur unë?! ..Çfarë më ngjau?! E errësova botën në sytë e mi. Mora një të qarë shumë të hidhur,u largova nga studimet dhe rashe në shkallen më të ulët. Nuk patën sukses asnjë nga familja ime ta di, se çka po më mundon. Por,lidha shpresën time me një premtim të tijin për tu martuar me te.
Ditët kalonin,zvarritnin njëra-tjetrën dhe ajo që ngjau më pas ishte më e rëndë se malet.
Ishte kjo surpriza që shkatërroi jetën time…Cingëroi telefoni,ishte zëri i tije që vinte nga larg dhe më thoshte…
- Dua të takoj për diçka të rëndësishme…
- U gëzova pa mase,mendova me vete se “gjëja e rëndësishme”,është përgatitja e martesës sonë…E takova,kishte një vështrim të zymtë dhe shenjat në fytyrën e tij tregonin mizori.
- Mori iniciativën të flas duke thënë se para çdo gjëje nuk duhet assesi të mendoj për martesë…Ne do të jetojmë së bashku pa qenë të kufizuar …
- Ngrita dorën,dhe pa ndjere asgjë i rashë shuplake në fytyrë,duke i thënë : Unë mendova se ti do të përmirësosh gabimin tënd!
Ti je një njeri pa vlera dhe moral. Zbrita nga makina me nxitim dhe qaja.
- Ai me tha: Një moment. Ju lutem !
- Shikova pas dhe pashe në dorën e tije një video kasetë që e përplaste me majat e gishtave të tij dhe tha me një tone të mprehte:
-Do të shkatërroj me këtë video kasete …
- Unë i thashë: Çfarë ka brenda kasetës ?
- Ai tha: Eja me mua për të parë se çfarë ka brenda,do të jete një e papritur për ty. – Shkova me të për të parë se çka kishte në te. Unë pashë një incizim të plotë të asaj që kishim bërë në atë mëkatin tone brenda dhomës.
- Unë i thashë: Çfarë keni bërë,o frikacak…o i ndyrë…
- Ai tha: Kamerat e fshehura ishin mbi ne dhe regjistronin çdo lëvizje dhe incizonin çdo zë. Pra,kjo kasetë do të jetë një armë në dorën time që të shkatërrojë nëse ju nuk zbatoni urdhëratë e mija dhe të jeni nën dirigjimin tim. – Mora të piskas dhe qaj, sepse rasti nuk është vetëm çështje e imja, por e një familjeje komplet? – Por,ai kurrë nuk pranoi … – Dhe rezultati është se u bëra një rob në dorën e tij,më shiste nga një njeri tek tjetri dhe merrte fitimin. U zhyta në baltë – duke kaluar jetën time në prostitucion. Ndërsa, familja ime nuk dinte asgjë për të keqen time. Ata kishin besim të plote në mua.
Video kaseta u shpërnda. Ajo ra në duart e djalit të xhaxhait tim. Rasti më në fund shpërtheu. I ati im dhe e gjithë familja e kuptuan, dhe ky skandal u përhap në të gjitha anët e qyteti tim. Shtëpinë tonë e njollosi turpi. U largova për të mbrojtur veten dhe u zhduka nga sytë e të tjerëve. Më pas, kuptova se prindërit dhe motrat e mia emigruan në një vende tjetër e së bashku me ta edhe skandali duke i ndjekur nga pas. Tema ime bisedohej në çdo tubim. Duke u përcjellë kaseta nga një djalë tek tjetri. Jetoja në mesin e prostitutave e zhytur në botën e ferrit ,dhe kështu isha si një lodër në dorën e një horri dhe që e kisha të pa mundur të lëvizja lirshëm.
Ky njeri ishte shkak për shkatërrimin e shumë shtëpive dhe humbjen e të ardhmes se vajzave që në lule të rinisë. U zotova për të marrë hak…Një ditë hyri në dhome tek unë. Ishte shumë i dehur,e shfrytëzova rastin dhe e godita me thikë. E vrava djallin qe ishte personifikua në formë të njeriut dhe me ketë edhe i shpëtova njerëzit nga të këqijat e tije.
Tani, fati im ishte që të qëndroja prapa grilave dhe të përjetoj hidhërimin,nënçmimin dhe humbjen.
Ndjej keqardhje për mëkatin tim të shëmtuar dhe e urrej gjithçka që me ka ndodhur në jetën time .
Sa here që më kujtohet video kaseta më duket se kamerat po më ndjekin mua kudo që jam.

E shkrova ngjarjen time që të jetë një mësim për çdo vajzë që zvarritet pas fjalëve, letrave joshëse e të zbukuruar me fjalë dashurie nga vagabondët. Kujdes nga telefoni motër .. Kujdes !!! Vëra para teje motër një foto të jetës sime e cila përfundoi e thyer dhe plotësisht e shkatërruar së bashku me familjen time.
Babai im vdiq i hidhëruar duke e përsërit para vdekjes së tij, “Me mjafton Zoti, Ai është Mbrojtësi më i mirë. Unë jam i zemëruar në ty deri në Ditën e Kiametit”.

Autor:Abdullah Obertinca

Kategori: Pjese nga Historia
  1. elfete
    Dhjetor 8, 2010 te 9:29 pm | #1

    shume tregim i dhimshum trishtues ku nga ky tregim shume femra te reja mund edhe te keshillohen se qka ngjete ne jete beso po me dhimset kjo femer shum qka i ka ndodhe se femer jam edhe vet a i mallkuar qofte ai njeri qe e ben kete e ALLAHU ia lehtesofte dhimbjen kesaj vajze paqja dhe meshira e ALLAHUT qofte me te se nuk duhhet te keqkuptohet kjo situat prej askuj kjo mund ti ndodhe gjithkujt askush smund ta ben ket me deshire e beso une ket e kutoj plotesisht te qofte e kaluar kjo qe i ka ndodh me respekt n

  2. salka
    Janar 20, 2011 te 9:41 pm | #2

    rast shum i rend..ZOTI i denoft ata njerez qe e shkatrojn nje jet njeriu..

  3. Shkurt 25, 2011 te 9:40 pm | #3

    suphannallah a nuk mendoj qe nej dite do te vedsin inshAll-llah motart qe ende nuk jan te udhzuare inshAll-llah do All-llahu te udhzohen dhe ta kuptojn te vertete edhe te besojn vetemm ne Zotin edhe te derguartite tij aminn

  4. Prill 15, 2011 te 4:05 pm | #4

    All-llahu ja falt mekatet kesaj vajze zoti e ndriqoft sepse kjo eshte nje gjest shum i shemtuar per at djal qe i ka bere kesaj vajzes se gjore mua me dhimbset shum kjo vajza Zoti na ruajt prej seneve te kqija amin.

  5. zana
    Maj 5, 2011 te 9:58 pm | #5

    nje ngjarje shum e trishtuar

  6. zana
    Maj 5, 2011 te 9:59 pm | #6

    me vjen keq per at vajz pa fat zoti ia falt gjinahun

  7. Maj 21, 2011 te 10:26 pm | #7

    doja te thoja qe ne kur’an ka ngjarje dhe histori te shumta,ne jeten e profetit muhamed a.s po ashtu,doja tju beja nje rikujtese,nese Allahu ta ka fshehur nje gjynah pse e perhap?nese do ngushellim dhe meshire atehere kerkoje prej Allahut jo prej njerezve.nese ka ndodhur vertet keshtu kjp dje duhet te mbulphet dhe ti kerkohet Allahut falje.

    • Tetor 11, 2011 te 3:04 pm | #8

      nje ngjarje me te vertet shum e trishtuese inshallah Zoti e mallkon deri ne diten e gjikimit dhe te hije xhehenem bashke me shejtanin

  8. ria
    Tetor 27, 2011 te 11:44 am | #9

    ngjarje shum e dhimbshme dhe eshte e vertet se Zoti ta mbulon mekatin por mendoj se kjo eshte nje ngjarje qe duhet qdo e re te merr mesim e te mos e bej te njejtin gabim ALL LLAHU e falt e e lus Zotin qe asnje vajze te mos i ndodh e njejta gje

  9. greta
    Mars 6, 2012 te 10:43 pm | #10

    nje ngjarje shum e dhimshme qe me boni me qajt shum vajza bin viktim e ketyre djemve prandaj qdo probm diskutonii me antaret e familjess o zot ndimona te gjithave femrave ne bot

  10. Mars 15, 2012 te 4:35 pm | #11

    sa keq qe po me vjen per vajzen e pafat ishalla zoti ta fal mekatin e bere ky esht nje shirk ndaj allahut vajza dhe te gjith ne po i thyejm ligjet e allahut me vjen shum keq per familjen e saj por edhe per te ishalla allai na mbron nga e keqja dhe nga kurthet e shejtanit!!!!!!!!
    AMIN

  1. Ende pa pasgjurmime.

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.