Kujdesi i të parëve ndaj abdesit
Njëherë sulltani i Egjiptit u zemërua me Hakim Nabulsin dhe e vendosi në një kopsht bashkë me luanët. Një luan iu afrua, i morri erë dhe më pas e la. Kur shpëtoi nga kjo sprovë, njerëzit e pyetën më pas: “Pash Zotin, çfarë mendoje në ato çaste kur t’u afrua luani dhe të mori erë?”
Hakim Nablusi, me një siguri të plotë, u përgjigj: “Në ato çaste po falesha dhe mendoja nëse pështyma dhe jargët e tij janë të pastra apo te fëlliqura, pasi që kisha frikë se ndoshta mos po ma prish abdesin dhe të vdesë në gjendje të papastër (pa abdes).”
Kategori: Pjese nga Historia
Komentet e Fundit