Hyrje > Pjese nga Historia, Tregime te ndryshme > Kur salavati mbi Pejgamberin kthehet si shpërblim

Kur salavati mbi Pejgamberin kthehet si shpërblim


Dijetari i njohur, Sufjan Theuri, na tregon: “Gjersa bëja tavaf rreth Qabesë, vërejta një njeri, i cili, për çdo hap që bënte, i çonte salavat Muhammedit a.s. Iu afrova dhe e pyeta: – O njeri, ti po i dërgon vetëm salavat Muhammedit a.s., ndërkohë që ke lënë tesbihun, tekbirin dhe tehlilin (fjalët: subhanallah, allahu ekber dhe la ilahe il-lall-llah.) Me siguri për këtë ke ndonjë arsye të vlefshme?

Kur njeriu pyeti për mua dhe pasi që iu prezantova, ai më tha:

- Sikur të mos ishe i huaj, nuk do ta tregoja rastin tim dhe as që do ta zbuloja fshehtësinë time…

Atëherë njeriu filloi të tregojë: – Njëherë u nisa me babanë tim për në haxh, mirëpo gjatë rrugës ai ndërroi jetë dhe fytyra iu nxi krejtësisht. Unë ia mbulova fytyrën dhe po prisja që të kalojë ndonjë njeri, i cili do të më ndihmonte për ta varrosur babanë. Duke pritur, erdhi nata dhe unë rrash të bëj një sy gjumë. Në gjumë pash në ëndërr një njeri, e që më parë njeri më të bukur se ai nuk kisha parë, e as teshë më të bukur, të veshur prej ndonjë njeriu, nuk kam parë.

Njeriu erdhi pranë babait tim, ia zbuloi fytyrën dhe filloi që ta prek me duart e tij fytyrën e babait, ashtu që fytyra e tij mori një ngjyrë shumë të bukur bardhësie.

Posa njeriu filloi të largohet, unë e kapa për fundin e teshës dhe e pyeta:

- O rob i Zotit! Kush je ti që, në këtë mërzi, të vish dhe me mëshirën e Allahut të bësh që babai im të duket kaq i bukur?

I panjohuri m’u përgjigj: – A nuk më njeh? Unë jam Muhammdi, i biri i Abdullahut, pra i Dërguari i Allahut. Edhe pse babai yt ishte mëkatar, ai mua më dërgonte shumë salavat, dhe pasi që i ndodhi ajo që edhe vet e pa, ai e pati lutur Allahun për ndihmë, kurse mua për shefa’at – ndërmjetësues tek Allahut. Prandaj dhe unë shpejt erdha për t’i ndihmuar, pasi që është privilegj i imi që t’ju ndihmojë të gjithë atyre që më dërgojnë salavat.”

Në fund njeriu tha: “Kur më doli gjumi, pash se fytyra e babait ishte zbardhuar, dhe që nga ai moment, gjithmonë i dërgojë salavat Muhammedit alejhis-selam.

* (Salavati mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ja një prej tyre: Allahumme sali ala muhammedin ve ala ali muhammed.)

 

Përktheu: M. Alija

  1. Shkurt 21, 2012 te 11:59 am | #1

    me vjen mir qe jam ne kete faqe me pelqyen shum vazhdon me tej we selam alejkum

  2. Mars 6, 2012 te 3:30 pm | #2

    jam shum e knaqur qe lexoj mbi te derguarin e zotit ton te plot fujqishem mesova shum allahu ju shperbleft

  3. Mars 15, 2012 te 7:11 pm | #3

    shume e bukur zoti ju shperblefte

  1. Ende pa pasgjurmime.

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.