Ebu Xhehli, ja si ra në gropën që e bëri vetë

Shtator 20, 2011 Lini një koment

Një ditë Ebu Xhehli i përgatiti një kurth Pergamberit a.s. Hapi një gropë përpara shtëpisë së vet dhe e thërriti Pejgamberin për vizitë në shtëpinë e tij. Kur Pejgamberi a.s. po shkonte drejtë shtëpisë së Ebu Xhehlit vjen Xhebraili a.s., dhe i tregon për gropën.

Kur e mori vesht këtë gjë Pejgamberi u kthye në shtëpinë e tij. Ebu Xhehli kur e pa se ai po kthehej mbrapsht, u nis ti shkonte nga pas për ta pyetur për arsyen, por e harroi gropën që kishte hapur dhe ra në gropën që hapi vetë. Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Unë dua të bëhem Kalif, po ti?

Gusht 19, 2011 Lini një koment

Ngjarja të cilën do u tregojmë në rreshtat në vazhdim, ka ndodhur në Andaluzi, gjatë dinastisë omejade.

Ajo flet për tre të rinj, të cilët punonin si hamallë. Secili prej tyre kishte një gomar, me të cilin transportonin mallrat e udhëtarëve nga porti në destinacionin e tyre. Një natë, pas një pune të lodhshme, tre të rinjtë ishin shtrirë për të pushuar, pasi kishin ngrënë darkë. Njëri prej tyre, Muhamed ibnu Ebi Amir, u thotë shokëve të tij:”Në të ardhmen, dua të bëhem kalif i myslimanëve. Prandaj, më kërkoni çfarë të doni që tani.” Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Pa më thuaj, ç’je ti myshk apo amber?

Shkurt 14, 2011 1 koment

Gjeniu i letrave, Sadiu, në Gjylistanin e tij, tregon:
“Një ditë, në hamam, njëri nga miqtë më dha një copë argjilë aromatike për t’u pastruar. Nga copa e argjilës përhapej një aromë parfumore. E pyeta argjilën: ”Moj e bukur! U deha me aromën tënde të mirë! Pa më thuaj, ç’je ti myshk apo amber?” Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Kujdesi i të parëve ndaj abdesit

Shkurt 14, 2011 Lini një koment

Njëherë sulltani i Egjiptit u zemërua me Hakim Nabulsin dhe e vendosi në një kopsht bashkë me luanët. Një luan iu afrua, i morri erë dhe më pas e la. Kur shpëtoi nga kjo sprovë, njerëzit e pyetën më pas: “Pash Zotin, çfarë mendoje në ato çaste kur t’u afrua luani dhe të mori erë?” Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Me kë mendove se jam? (Fragment)

Janar 15, 2011 Lini një koment

Çastet e fundit të jetës së Javuz Sulltan Selimit, pjesa më e madhe e viteve të sundimit të të cilit kaluan në fushata lufte, dhe i cili nuk u mërzit e as u lodh përball shumë mundimeve dhe vështirësive, i përshkruan miku i tij, Hasan Xhan:

“Në shpinën e Javuzit kishte dalë një çiban. Çibani u rrit dhe u bë gropë brenda një kohe të shkurtër. Ajo arriti deri në atë masë saqë ne prej kësaj plage mund t’i shihnim edhe mushkëritë e Sulltan Javuzit. Ai ishte shumë i mërzitur. Ishte si një  luan i plagosur. Nuk e pranonte dot pafuqinë e tij, dhe ashtu i sëmurë siç ishte, vazhdonte t’u jepte udhëzime luftëtarëve të tij heroikë. Iu afrova. Duke folur për përkeqësimin e tij shëndetësor, ai më tha: Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Ngjarje e vërtet, por e hidhur…

Nëntor 26, 2010 11 komente

Kjo është një vajzë në studimet universitare – fakulteti i shkencave shoqërore – departamenti i Psikologjisë. Ajo ka tri motra, njëra prej tyre është në shkollë të mesme dhe dy të tjerat në fillore. I ati i saj punonte në një dyqan ushqimor dhe përpiqej të iu siguronte atyre jetesën. Ishte vajzë e zellshme në studimet e saj,e njohur për sjellje të mirë dhe etikë të duhur profesionale. Te gjitha koleget e donin pa mase,ato donin të afroheshin me të për shkak të epërsisë së veçantë qe kishte. Read more…

Kategori: Pjese nga Historia

Mendo dy here

Tetor 5, 2010 4 komente

Në një natë, na ishte një grua e cila iu desh që të priste për disa orë para se ta arrinte fluturimin e saj të rradhës. Përderisa ajo priste ajo e bleu një libër dhe një pako me biskota që ta kaloj më shpejt kohën. Ajo shikoi që të ulej diku dhe filloi të priste. Read more…

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.