Kur salavati mbi Pejgamberin kthehet si shpërblim

Janar 15, 2012 5 komente

Dijetari i njohur, Sufjan Theuri, na tregon: “Gjersa bëja tavaf rreth Qabesë, vërejta një njeri, i cili, për çdo hap që bënte, i çonte salavat Muhammedit a.s. Iu afrova dhe e pyeta: – O njeri, ti po i dërgon vetëm salavat Muhammedit a.s., ndërkohë që ke lënë tesbihun, tekbirin dhe tehlilin (fjalët: subhanallah, allahu ekber dhe la ilahe il-lall-llah.) Me siguri për këtë ke ndonjë arsye të vlefshme? Lexoni më tepër…

Si e përjetonte Profeti s.a.v.s namazin

Janar 15, 2012 2 komente

Sa herë që hynte koha për t’u falur, profeti s.a.v.s. i thoshte Bilalit: “Na i qetëso zemrat o Bilal!”

Qetësia dhe rehatllëku  vërtetë për Profetin s.a.v.s. ishte në namaz. Ndërkohë që ka njerëz të cilët e kërkojnë qetësinë dhe rehatllëkun në gjithçka tjetër përveç namazit. Lexoni më tepër…

Duaja e Kunutit dhe sa duhet të ndikojë ajo tek besimtari

Janar 14, 2012 Lini një koment

“Një ditë një dijetar në Indi kishte dhimbje të forta nga një dhëmb në gojë. Meqenëse aty ku banonte ai nuk kishte dentist, ai u detyrua të nisej për në një vend tjetër që të mjekonte dhëmbin. Kur arriti atje filloi të priste dentistin i cili po vonohej. Më në fund dentisti vjen dhe pa filluar punë akoma bënë disa lëvizje duke adhuruar dikë tjetër përveç Allahut. Kur dijetari e pa këtë gjë i tha nxënësit të tij të ngriheshin dhe të largoheshin. Lexoni më tepër…

Shoku i vërtetë

Janar 14, 2012 6 komente

Na ishin një herë nja dy shokë. Njëri ishte i ngathët, i drejtë dhe i qetë, kurse tjetri shumë i shkathtë, i zgjuar dhe i lëvizshëm. Një ditë ky i shkathëti shkon te shoku i vet dhe i thotë se ka probleme në punë dhe lyp prej tij para. Shoku i sinqertë nuk ia prish dëshirën dhe pa një pa dy ia jep të gjitha paratë që kishte. Ky i merr paratë dhe e rregullon situatën e vet. Pas një kohe, i shkathëti vjen sërish te shoku i vet dhe i thotë që të hiqte dorë nga vajza me të cilën ai ishte i fejuar dhe priste martesën, duke i thënë se ky e donte shumë këtë vajzë, pra të fejuarën e shokut të vet. Shoku u habit tej mase. Nuk dinte çfarë t’i thoshte. Mirëpo, midis tyre ekzistonte një dashuri aq e madhe dhe e fuqishme, saqë nuk mund t’i thoshte shokut “Jo”. Si pasojë ky heq dorë nga e fejuara. Lexoni më tepër…

Sherbeti i Mjaltit.

Dhjetor 19, 2011 Lini një koment

Një herë një mysliman nga Medineja fton Omerin r.a për iftar në shtëipnë e tij. Në fillim të iftarit myslimani i sjell Omerit r.a një gotë më lëng. Omeri r.a e pyet: “ çfarë është ky lëng?” Myslimani i thotë është sherbet mjalti i nderuar Omer!. Omeri r.a e refuzon atë dhe thotë: “ Në një kohë që banorët e vendit ku unë drejtoj nuk gjejnë dot ujë pusi për të pirë unë nuk mund të pi sherbet prej mjalti.

Kategori: Pjese nga Historia

‘Ç’është më e rëndësishme, urdhri i mbretit apo perla?’

Shtator 26, 2011 Lini një koment

Meulana Xhelaludin Rumi (Allahu e mëshiroftë), në Mesnevinë e tij, përmend një tregim të Sulltan Mahmudit. Një ditë Sulltani vendosi t’i provojë ministrat e tij dhe i urdhëroi ata që ta thërrmojnë perlën më të çmuar të thesarit të shtetit. Një nga një, secili prej 65 ministrave refuzuan, duke thënë se perla është shumë e çmueshme për t’u shkatërruar. Lexoni më tepër…

Kategori: Pjese nga Historia

Ja pse u destabilizua shteti islam në kohën e Hazreti Aliut*

Shtator 20, 2011 Lini një koment

Njëherë një njeri iu afrua halifit të katërt islam, Hazreti Aliut r.a. dhe e provokoi me pyetjen që i parashtroi. Ai i tha: “O Ali, ç’është puna jote, derisa Ebu Bekri r.a. udhëhoqi shtetin, shteti ishte stabil, pastaj ngjashëm ishte edhe në kohën e Omerit r.a., e më i qetë ishte edhe në kohën e Othmanit r.a., e kur erdhët ju u çrregullua stabiliteti i shtetit?”

Aliu r.a. i qetë dhe i mprehtë, si çdo herë, iu përgjigj: Lexoni më tepër…

Kategori: Pjese nga Historia
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.